Në shenjë nderimi për përvjetorin e 20 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jetës dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe madhështisë vetëflijuese të familjes Jashari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me bashkëpunëtorët e vet dhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli si dhe deputeti Islam Pacolli kanë vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial në Prekaz, shkruan arbresh.info.
Delegacioni nga Mitrovica të cilët vizituan kullën e Jasharajve, janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes së Heroit Adem Jashari.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka thënë në kullën e Jasharajve se vepra madhore e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari është themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai me tutje ka shtuar që sot më shumë se kurrë, të gjithë duhet të bëhemi së bashku për të mirën e vendit tonë, dhe të kujtojmë sakrificën dhe veprën e familjes Jashari dhe trimave të tjerë, të cilët e shkruan historinë e vendit.
Po ashtu delegacioni nga Mitrovica me homazhe dhe buqeta me lule i kanë nderuar edhe dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol./arbresh.info/
Homazhe
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...