Google ADS

Kryetari Agim Bahiri takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin

15:22 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka kanë pritur sot në takim deputetin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtor të tij, shkruan arbresh.info.

Me rastin e vizitës së tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur tejet i kënaqur me bashkëpunimin e mirë me kryetarin Bahtiri dhe qeverisjen aktuale në Mitrovicë.

Ai më tutje ka shtuar së arsyeja e vizitës së tij, është të informohet më për së afërmi për projektet  aktuale që po zhvillohen në komunën e Mitrovicës.

Ndërsa kryetari Bahtiri, me respektin me të madh, ka falënderuar  Kurtin për vizitën e tij.

Me këtë rast Bahtiri ka njoftuar  Kurtin për planet strategjike dhe situatën politike të qytetit, si dhe për projektet që janë të gatshme për tu zbatuar.

“Projekti për realizimin e shëtitores nga Ura e Ibrit deri tek liqeni Akumulues, projekti i pishinave olimpike në Mitrovicë, projekti i rregullimit të kanalizimit në të dy anët e lumit Ibër, projekti hotelerik mbi gjysmën e lumit Iber, zona industriale në Frashër, subvencionimi i fermerëve, me ç’rast komuna do të paguaj kamatën fermerëve për tri vite” janë vetëm disa nga projekte që priten të realizohen ka thënë kryetari Bahtiri.

Gjatë këtij takimi  është biseduar edhe për gjendjen politike të Mitrovicës në të dy krahët e saj, për rivitalizimin e urës dhe rifillimin e punimeve, për zonën e lirë ekonomike ku bizneset do te jenë të liruar nga taksat.

Të dy palët u pajtuan që është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik sepse zhvillimi ekonomik nxit bashkimin e qytetit.

Kryetari Bahtiri dhe  Kurti kanë biseduar edhe për tematika ndërkombëtare të cilat i referohen vendit dhe popullit tonë.

Në këtë takim kryetari Bahtiri ka kërkuar nga lideri i VV-së, Kurti dhe komisionet e tij në nivel qendror që të mbështesin subvencionimin e Kolegjit ICBM nga Mitrovica që të jetë funksional.

Ky takim i cili zgjati më shumë se dy ore, të dy palët u dakorduan që të lobojnë në tërheqjen e investitorëve tuaj, me theks të veçantë  investitorëve shqiptarë të cilët veprojnë në diasporë, e të cilët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik te Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme