Katër kryetarë të komunave të Kosovës e kanë lënë drejtimin e pushtetit lokal për të cilin kanë fituar besimin e qytetarëve dhe për të cilin marrin pagë nga buxheti për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Bëhet fjalë për Shpend Ahmetin, Mimoza Kusari-Lilën, Agim Bahtirin dhe për Rasim Selmanajn.
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu i kanë vënë përkohësisht “vijë të kuqe” drejtimit të Komunës së Prishtinë pasi angazhim kryesor aktualisht e kanë fushatën në terren për të grumbulluar vota për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Zëri.
Kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Sejdiu janë kandidatë për deputetë nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, ndonëse i mbajnë njëkohësit dy pozitat kryesore në Komunë të Prishtinës. Ata shihen në tubimet partiake të lëvizjes “Vetëvendosje” gjithandej Kosovës përderisa nuk është parë ta kenë zhvilluar ndonjë takim me rëndësi brenda objektit të Komunës.
Njëjtë si Ahmeti e Sejdiu është duke vepruar edhe kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.
Të kontaktuar nga gazeta “Zëri” kryetarët e këtyre komunave kanë thënë se po arrijnë të qëndrojnë mirë në të dyja anët.
Mirëpo në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se primare për të dyja palët do të duhej të ishte komuna, të cilën e udhëheqin. Sipas tyre, është e pamundur që në këtë kohë të angazhimit në nivel qendror të mos neglizhohet niveli lokal.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...