Kryetarët kërkojnë që koha e ndalimit të jetë e njëjtë për të gjitha komunat

16:24 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetarët kërkojnë që koha e ndalimit të jetë e njëjtë për të gjitha komunat.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës ka mbajtur takim në Drenas, ku temë diskutimi ishte situata në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

U.d i kryetarit të bordit të Asociacionit të Komunave, Xhafer Gashi, ka thënë se në këtë takim janë nxjerrë shumë rekomandime, të cilat do të dorëzohen në nivelin qendror.

“Një pjesë e kryetarëve për shkak të aktiviteteve të ndryshme që kanë ndaj pandemisë që mbretëron në komunat e tyre nuk ishin prezentë. Ne gjatë bisedimit diskutuam për një pjesë të rekomandimeve që do t’i adresojmë në nivelin qendror, konkretisht ka të bëjë për nivelin shëndetësor. Këtë rast pati zëra të kryetarëve të komunave që kanë mungesë të pajisjeve por pati edhe të atillë që ishin të pajisur me këto mjete. Pastaj, kërkuam që të rriten testet që të kenë më shumë informacione rreth zhvillimeve të kësaj pandemie”, tha ai.

“U diskutua edhe rreth kohës së ndalimit të qarkullimit dhe kërkesë e kryetarëve ishte që ndalesa të bëhet uniform për të gjitha komunat, sepse duke u bazuar se një komunë ka ndalesë dhe tjera s’ka ndalesë, atëherë mund të bartet infeksioni prapë”.

Kërkesë dhe rekomandime, Gashi tha se pati edhe që t’iu krijohen lehtësira bujqëve me produktet e tyre, raporton EO.

“Është diskutuar edhe për produktet bujqësore që t’iu gjendet një mundësi për gjithë bujqit që t’iu krijohet lehtësira ose të merren produktet e tyre dhe të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme”, tha Gashi.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme