Kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit nuk do të shkojnë sot në objektet e komunës, respektivisht zyrat e tyre.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Zeqiri ka thënë në RTK se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Të dy këta kryetarë janë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndryshe, protestues serbë u mblodhën të hënën para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Nga përleshja e djeshme me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët hodhën shok bomba dhe molotov, së paku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa të lënduar pati edhe nga radhët e protestuesve.
lexo edhe:
“Të duam”, yjet e ‘One Direction’ bëhen bashkë pas vdekjes ...
Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvenc...
Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës – një takim...
Gjykata e posaçme dënon ish anëtarin e Kushtetueses Fatos Lu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
10 Vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohet për arritjet ...