Kryetarët e porsazgjedhur të komunave veriore të Kosovës, Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Zoran Todiq dhe Serxhan Vulloviq, ka gjasë të dorëhiqen sërish pas Samitit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik 2019, mendojnë shumë serbë në veri të Mitrovicës, duke u referuar fjalëve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ua ka rekomanduar kryetarëve të komunave veriore që të mos nguten me dorëheqjet derisa të përfundojë ky takim, i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, shkruan gazeta “Zëri”.
Stefan Samarxhiq, ekonomist, thotë se kryetarët e porsazgjedhur do të veprojnë ashtu siç u thotë Beogradi, respektivisht presidenti Vuçiq. “Ai (Vuçiqi) në takimin që ka pasur me rreth 140 serbë të Kosovës u ka thënë atyre të mos nguten me dorëheqjet pa e ditur se çfarë do të ndodhë në Paris, më 1 korrik, në mes të liderëve serbë dhe atyre shqiptarë, me ndërmjetësimin e Merkelit dhe të Macronit.
Por gjendja mund të ndryshojë pas ndërhyrjes së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. Kryetarët serbë ndodheshin në Beograd kur ka ndodhur aksioni i Policisë së Kosovës dhe ata kanë ardhur në Kosovë me fjalë të rënda, madje edhe fyese për liderët në Prishtinë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...