Kryetarët e pakënaqur me ndarjen e granteve për mjedisin

18:29 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Jo pak kryetarë komunash janë ndarë të pakënaqur me shpalljen e komunave fituese për grantin 1.2 milionë euro nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organizatës Let’s Do It Kosova, mëson “SyriKosova”.

Nga 150 mijë euro grant kanë përfituar Komuna e Ferizajt, Gjakovës, Kamenicës dhe Vushtrrisë, ndërsa nga 100 mijë euro kanë fituar Komuna e Drenasit, Gjilanit, Prishtinës, Obiliqit, Suharekës dhe Vitisë.

Pra dhjetë komuna të Kosovës që janë treguar më efikase në eliminimin e mbeturinave, kanë fituar grant nga ministria, që do të përdoret në projekte për mbrojtjen e ambientit për këto komuna.

Kryetari i Asociacionit të Komunave Agim Veliu, njërit kryetar i Komunës së Podujevës, nuk është ndier i kënaqur më dhënien e granteve pasiqë komuna e tij nuk ka marr grant fare. Ai i shqetësuar ka dalur i pari nga takimi, i shoqëruar edhe nga drejtori ekzekutiv i AKK-së Sazan Ibrahimi.

I pakënaqur është parë edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, komuna e të cilit ka fituar grantë prej 100 mijë euro, derisa është renditur e para në grupin e dytë për nga shuma. Ai edhe publikisht tha sa është bërë e padrejtë, sepse është komuna më e angazhuar për pastërti dhe në eliminimin e mbeturinave.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Vitisë është parë se ishte i pakënaqur që është ndarë donacioni prej 100 mijë euro dhe në listë ishte e fundit.

Si duket pati edhe pakënaqësi të udhëheqësve të tjerë të komunave që nuk iu ndanë donacione e disave iu ndanë më pak e ishin më të mira se komunat që përfituan.

E nga ana tjetër kryetarët e komunave përfituese sidomos ato me nga 150 mijë euro u ndien shumë të kënaqura me përzgjedhjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme