Kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit lokale, pritet t’ia nisin punës më 13 dhjetor të këtij viti. Pikërisht në këtë ditë pritet të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës për kryetarët e ri, përderisa ata që e kanë rifituar mandatin do ta vazhdojnë punën.
Zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Kosovë, kanë bërë të ditur se pranimi i mandatit të kryetarëve të rinj të zgjedhur do të bëhet 15 ditë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.
“Pranimi i mandatit nga organet e reja komunale (kuvendin e komunës dhe kryetarin e komunës), bëhet me konstatimin e organeve të reja, e cila bëhet në një seancë solemne-inauguruese.
Seanca inauguruese mbahet 15 ditë nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ashtu siç është paraparë me Nenin 42 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet përgjigjen e MAPL-së dhënë gazetës Zëri, përderisa certifikimi i rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja ka ndodhur të mërkurën, më 29 nëntor.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë, në komunat ku ndodh certifikimi i organeve komunale (certifikimi i kuvendeve komunale dhe certifikimi i kryetarit të komunës) në afat prej 15 ditësh nga dita e certifikimit mund t’i thirrin seancat inauguruese për konstatimin e organeve komunale./Zëri/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë