Qeveria e Kosovës këtë të diel ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u vendosën për masa të reja dhe vazhdim tutje i disa prej tyre të cilat ishin në fuqi.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 teksa shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Klankosova.tv ka bërë të ditur se kryetarët e komunave të vendit i kanë përkrahur masat e reja.
“Para disa ditëve kemi pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku kemi diskutuar rreth kërkesave tona dhe masave të reja e për këtë të gjithë janë pajtuar me vazhdimin e disa nga masat që paraprakisht kanë qenë në fuqi e edhe me ato që nga sot hyjnë në fuqi”.
“Ne kemi kërkuar që edhe të dielën të vazhdojë vaksinimi e kjo kërkesë është plotësuar dhe që stafi shëndetësore të rritet është plotësuar. Kërkesë nga disa kryetarë ka qenë sigurimi i barnave esenciale edhe kjo është plotësuar”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi mes tjerash bëri të ditur se një nga kërkesat që ka mbetur në shqyrtim është që të ketë lehtësira për personat e vaksinuar me të dy dozat nga COVID-19 dhe lehtësira në sektorin e gastronomisë.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...