Google ADS

Kryetar i Rinisë Demokratike në Ferizaj u zgjodh Ardi Halili

19:30 | 13 Janar 2023
E.H

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Siç bënë të ditur Krasniqi, kryetar u zgjodh, Ardi Halili.

Ai thekson se ka pasur interesim shumë të madh nga djemtë dhe vajzat e Ferizajt për të qenë pjesë e kësaj platformë në këtë komunë.

“Vajzat e djemtë e Ferizajt, në masë të madhe, kanë shprehur interesimin për të qenë edhe vetë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën e tyre, duke u angazhuar aktivisht në politikë. Përtej kësaj, ata duan t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre për Kosovën dhe potencialin e tyre kanë zgjedhur ta realizojnë përmes hapësirës që u ofron PDK”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme