Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg nesër do të vizitojë Kosovën më 11 prill për të diskutuar angazhimin e OSBE-së dhe për të takuar liderët politikë.
Gjatë vizitës së tij, kryesuesi Borg do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Në njoftim thuhet se ai gjithashtu do të zhvillojë takime me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, si dhe takime me studentë nga Akademia e Dialogut e themeluar nga OSBE.
“Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan/Gnjilane për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar të drejtat e komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet me kryetarët e bashkive që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të ketë takim edhe me peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Kryesuesi Borg do të mbajë një deklaratë të shkurtër për shtyp në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Prishtinë në orën 16:30./Arbresh.info/
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...