Google ADS

Kryesuesi i OSBE-së kërkon uljen e tensioneve në veri

17:16 | 26 Maj 2023
K.B

Kryesuesi i OSBE-së njëherësh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Si kryesues i OSBE-së bëj thirrje për de-përshkallëzim & çaktivizim të tensioneve në veri të Kosovës. OSBE qëndron e gatshme të ndihmojë. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kredibilitet dhe besim nga populli dhe institucionet; është thelbësore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Do të rinis vizitën time në Mitrovicë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla.

Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në përgjatë viteve, raportet bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Lexo edhe:

Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme