Kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, priti kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi

12:19 | 22 Shtator 2017
arbresh.info

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor e Malit të Zi,  të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij  Këshilli, pjesë e delegacionit ishin,  edhe Loro Markiq, anëtar, avokat nga Ulqini dhe Radmila Đurisic, këshilltare për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtarë. Në këtë takim morën pjesë edhe Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Nenad Llaziq anëtar i KGjK-së dhe Shkelzen Maliqi, drejtor i Sekretariatit të KGjK-së.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se në fillim të takimit, kryesuesi Idrizi ka njoftuar delegacionin me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.

“Ai me theks të veçantë foli për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, ai përmendi disa qëllime kryesore që kanë për detyrë të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor, ngritjen e besimit të qytetarëve,” thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se kryetari Këshillit të Malit të Zi,  Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi.

“Vukçeviç, gjithashtu, e përgëzoi kryesuesin e KGjK-së, Idrizi për emërimin e  Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtarë të bordit të Rrjetin Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor,” thuhet në komunikatë.

Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për institucionet që ata drejtojnë për të këmbyer eksperienca pozitive.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Mali i Zi do të vizitoi Këshillin Prokurorial të Kosovës, Fakultetin Juridik të Prishtinës si dhe Akademinë e Drejtësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme