Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Drejtorin e ri të Byros ndërkombëtare për narkotik dhe sundim të ligjit në kuadër të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Shawn Waddoups.
Në fillim të këtij takim, Kryesuesi Hyseni ka njoftuar Drejtorin Waddoups për kompetencat, rolin dhe objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Po ashtu, Kryesuesi Hyseni ka folur për të arriturat, sfidat dhe synimet e KPK-së, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Ambasadës Amerikane të dhënë përmes programeve të ndryshme për sistemin prokurorial të Kosovës.
Drejtori Waddoups gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë e Byros ndërkombëtare për narkotik dhe sundim të ligjit për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me qëllim të luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore. Gjithashtu, ata shtuan se qëllim i bashkëpunimit të tyre është krijimi i një ambienti sa më të sigurt për qytetarët. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...