Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i sistemit prokurorial me OPDAT-in dhe fushat në të cilat duhet të përqendrohen bashkërisht këto institucione në të ardhmen.
Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni dhe Zëvendëskryeprokurorja Morina kanë falënderuar Drejtorin Vaky për ndihmën e OPDAT-it dhënë sistemit prokurorial të Kosovës, duke shprehur nevojën e mëtutjeshme për ofrimin e ndihmës në fushën e trajnimeve dhe zhvillimit profesional të prokurorëve kosovarë.
Në anën tjetër, lidhur me vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial ka folur edhe Drejtori Vaky, duke thënë se do të vazhdohet koordinimi për ndihmën e mëtutjeshme në fushat dhe segmentet e nevojshme.
Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan në tema konkrete të interesit të përbashkët që në të ardhmen pritet të jenë aktivitete në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe OPDAT-it, me qëllim të ndihmës dhe zhvillimit profesional të prokurorëve të Kosovës. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...