Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, qëndruan gjatë ditës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE, i kryesuar nga Zëvendësi i këtij misioni, Thomas Boserup, u takuan me Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq më pas u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj.
Gjatë takimit të parë, kryesuesi Radoniqi, i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian dhe i informoi lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen pas një muaji.
Po ashtu, Radoniqi shprehu rëndësinë e madhe që ka për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga KQZ, ashtu si në të kaluarën.
Nga ana e tij, Zëvendësi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Thomas Boserup, tha se ky mision do të vëzhgojë procesin zgjedhor në Kosovë, para, gjatë dhe gjithashtu pas zgjedhjeve.
Delegacioni i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj, me të cilët diskutuan rreth procesit përgatitor të zgjedhjeve./rtk
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...