Google ADS

Kryesia vendos që më 20 shtator të mbahet seanca e Kuvendit

16:14 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të parë për sesionin vjeshtor.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për mbajtjen e seancës së re, të parës pas pushimit.

Seanca do të mbahet më 20 shtator në ora 10:00.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme