Google ADS

Kryesia e Vetëvendosjes i cakton këtë detyrë Konjufcës dhe Ahmetit

00:15 | 16 Janar 2018
Trina Galanxhi

Pas mbledhjes së sotme disa orëshe që mbajti Lëvizja Vetëvendosje, nuk u arrit asnjë marrëveshje mes anëtarëve të kësaj partie dhe të atyre që dhanë dorëheqje.

Por, burime të “Indeksonline” brenda VV-së kanë bërë të ditur se Kryesia e partisë i ka caktuar një detyrë Glauk Konjufcës dhe Shpend Ahmetit. Në ditët e ardhshme, të dy anëtarët pritet të sjellin një propozim sesi të dilet nga situata në të cilën gjendet partia.

Të njëjtat burime tregojnë se ky propozim do të vijë pas diskutimeve që Konjufca e Ahmeti do i zhvillojnë me të dyja palët.

Kujtojmë se pas mbledhjes së sotme ka folur ish-kreu i LVV-së, Visar Ymeri i cili ka kërkuar nga Albin Kurti që të dorëhiqet nga kandidatura për kryetar dhe t`i lëshohet rruga interesave të organizatës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme