Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe ka marrë disa vendime me rëndësi.
Anëtarët e Kryesisë së PDK-së e vlerësuan të drejtë e të domosdoshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë nga Qeveria dhe institucionet tjera përgjegjëse, që ishte propozim i Grupit Parlamentar të PDK-së i mbështetur edhe nga deputetë të partive tjera të opozitë, shkruan arbresh.info.
“PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikqyrjen e punës së qeverisë dhe puna e Komisionit Hetimor Parlamentar do të zbardhë çdo keqpërdorim dhe keqmenaxhim të Qeverisë dhe institucioneve tjera gjatë krizës energjetike, ku qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë me rritje të çmimit mbi 100 përqind”, thuhet në njoftim.
Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të degwve tw Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së Istog, me kryetar Ali Nimanaj si dhe në Obiliq me kryetare Enisw Haliti, të cilët bashkë me anëtarët e rinj të Kryesive të Degëve përkatëse, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat e degëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç