Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për krizën e rëndë ekonomike, atë energjetike si dhe për grevat e sindikalistëve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka i ka braktisur qytetarët dhe ka stagnuar në të gjitha fushat.
Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, sot, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësin e përkohshme në degën e PDK-së në Podujevë, me kryetar Isak Shabani.
Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të degës në Podujevë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së degës në të gjitha nivelet e saj./arbresh.info/
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi