Kryesia e Kuvendit thërret mbledhje

12:28 | 1 Korrik 2022
arbresh.info

Sot, nga ora 13:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe përgatitjet për seancë të re plenare.

Në seancën e ardhshme të Kuvendit pritet votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
V. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme