Google ADS

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën

15:11 | 28 Qershor 2020
L G

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën.

Mbledhja sipas njoftimit të zyrës për media të kuvendit do të nis nga ora 11:00, raporton arbresh.info.

Disa nga temat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nga kryesia janë : Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe   Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,  si dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./arbresh.info

 Njoftimi  i plotë:

Rendi i ditës

  1.  Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
  2.   Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 dhe 23 qershor 2020:
  3.  Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  4.  Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  5.  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  6.  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  7.  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

III. Vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më 23 qershor 2020:

  1.  Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
  2. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
  3.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4.  Pyetjet parlamentare,
  5.  Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
  6.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  7.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

 

  1.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

 

Të ngjashme