Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër

19:20 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban nesër mbledhjen e rregullt me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00 në sallën C-301, transmeton Indeksonline.

Pikat e rendit të ditës për mbledhjen e nesërme:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

 

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4.   Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
  20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
  21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
  22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
  23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
  24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
  26. Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,
  27. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
  28. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  29. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
  30. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionin parlamentar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme