19:20 | 30 Maj 2018
Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban nesër mbledhjen e rregullt me kryetarët e grupeve parlamentare.
Mbledhja është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00 në sallën C-301, transmeton Indeksonline.
Pikat e rendit të ditës për mbledhjen e nesërme:
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
- Shqyrtimi i parë i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,
- Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
- Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
- Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionin parlamentar.