Kryesia e Kuvendit mblidhet të mërkurën

12:29 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës njofton se të mërkurën pritet mbahet mbledhja e Kryesisë nga ku edhe do të vendoset caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.

Mbledhja e Kryesisë do të fillojë me këto pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

4. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,

5. Përgatitjet për seancë të re:
· Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
· Koha për pyetje parlamentare,
· Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
· Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme