15:49 | 17 Mars 2017
Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën për të caktuar seancën e radhës parlamentare, shkruan arbresh.info.
Në këtë seancë, pritet të jenë një varg pikash të rendit të ditës ndërkohë që nuk parashihet të futet Demrkacioni apo Projektligji për FSK-në./Arbresh.info.
R e n d i i d i t ë s
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
- Përgatitjet për seancë plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
- Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e
privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr.04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
- Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
- Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
- Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë,
- Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave