Google ADS

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

16:00 | 11 Mars 2022
V. S.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të hënën e 14 marsit.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se mbledhja do të filloj në ora 11:00.

Në të janë parape një serë pikash për diskutim, raporton arbresh.info

Rendi i ditë

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 22, 23 dhe 24 shkurt 2022:
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
  6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
  7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
  8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
  9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,
  10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
  11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
  13. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor,
  14. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
  15. Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin

parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc.

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 24 dhe 25 shkurt 2022:
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,
  3. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
  7. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 7 mars 2022:
  8. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

VII. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  6. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,
  7. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme