Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të procedohen ligjet për FSK-në.
Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, në mesin e të cilave janë votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë, etj.
Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e 23 nëntorit, në mesin e të cilave janë interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2019, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...