Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar se Kuvendi e ka marrë nga Qeveria, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar Kryesinë e Kuvendit të mblidhet nesër në ora 16:00.
“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje”, është shprehur Veseli.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila sipas tij, forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës