Të premtën në orën 10:30 pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftim thuhet se në këtë mbldhje do të shqyrtohet kërkesa e 49 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Të premten, më 22. 03. 2019, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu ën njoftim thuhet se pas mbledhjës së kryesisë pritet të mabhet seanca e jashtëzakonshme.
“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues. Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrue”, përfundon njoftimi i Kuvendit.
Ndryshe pak minuat më parë Grupi Parlamenatr i Lidhjes Demokratike të Kosovë ska njoftuar se ka kërkuar nga Kuvendi të mbaje seancë të jashtëzkonshme për mbylljen e kazioneve dhe lojrave të fatit.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se dukuria e vrasjeve në kazino rrezikon të shndërrohen në fenomen.
“Ngjarjet tragjike të javës së fundit, ku në ambiente të kazinove-lojërave të fatit mbetën të vdekur dy të rinj, duket qartë se nuk janë raste të izoluara. Ekziston rreziku që ngjarje të tilla të shndërrohen në fenomen. Mbrojtja e qytetarëve, ofrimi i sigurisë dhe ambientit të qetë janë përgjegjësi të shtetit të Kosovës. Prandaj, është detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të adresojnë me urgjencë këtë fenomen përmes seancës së jashtëzakonshme. Mos veprimi i institucioneve përkatëse shtetërore në këtë moment do ta vështirësoj adresimin e këtij problemi më vonë”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Lexo edhe: LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...