Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje

07:50 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen me shefat e grupeve paralementare.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  1. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare:
  1. a) Pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 30 dhe 31 mars 2017:
  1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
  1. b) Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 prill 2017:
  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  1. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  1. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  1. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

3 Përgatitjet për Seancë plenare të re:

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  1. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021,
  1. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, dt. 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë,
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme