Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite është organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës”, njoftoi ditë ditë më Kuvendi i Shqipërisë.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, në 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare.
“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, tha ajo.
Ndryshe dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë./rtk
Osmani në SHBA në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar ...
Elton Ilirjani publikon pamje emocionuese teksa darkon me Pa...
Kancelari gjerman Olaf Scholz përballet me votëbesimin në Bu...
Cikloni në Majot të Francës besohet t’i ketë vrarë qindra nj...
Lela përgatit torte për vjehrrën e saj, Xuxi e ngacmon
Shqetësime të mëdha për gjendjen e Lamine Yamal pas ndeshjes...