Me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule në memorialin e Jasharajve në Prekaz.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se këtë ditë kanë zgjedhur ta fillojnë pikërisht në vendin ku filloi historia e Kosovës.
“Sot në këtë ditë të veçantë për Kosovën, kryesia e PDK-së kemi zgjedhur ta fillojmë ditën nga një vend i veçantë, këtu ku ka filluar historia e Kosovës”, tha Hamza.
Ai shprehu urime për të gjithë qytetarët e Kosovës duke cekur se shteti i Kosovës për këto vite ka pasur të arritura dhe besojmë se shteti i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...