Google ADS

Kryeshefja e IPK-së viziton ambasadën e re të SHBA-ve në Kosovë

16:56 | 16 Tetor 2019
L G

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë vizituan  ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi, vizituan  ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku u pritën nga Menaxherja e Programit të ICITAP, Atashe znj. Kimberly Riffe dhe i posardhuri Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë,  Nicholas J.Giacobbe, Jr.

Nikoqirët  e takimit ritheksuan përkushtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimin e përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit te ligjit në përgjithësi dhe ne veçanti për Inspektoratin Policor te Kosovës, ku do të vazhdojë që nëpërmjet  stafit dhe programeve të tyre  të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit profesional të institucionit.

Pjesë e vizitës ishin edhe Këshilltarët e ICITAP dhe Koordinatorja Vendore e programit në mbështetje të IPK-së.

Pas takimit njoftues lidhur me  historikun dhe hapjen e ambasadës së re, përfaqësuesit e IPK-së vizituan hapësirat e ambasadës dhe ambientet e përbashkëta të punës së ICITAP & OPDAT.

Kryeshefja Ekzekutive re IPK-së, falënderoj znj. Rife dhe zyrtarët e ICITAP dhe ambasadës për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve  të IPK-së./arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme