Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtor, po merr pjesë në Konferencën Profesionale Vjetore dhe Asamblenë e Përgjithshme të EPAC/EAC – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit (Europian Partners Against Corruption and Eurpian) e cila po mbahet këtë javë në Bukuresht të Rumanisë.
Sipas njoftimit, pjesë e kësaj konference janë Agjencitë Mbikëqyrëse të Policisë dhe Agjencitë Antikorrupsion të Evropës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së parë pjesëmarrëseve iu drejtua Ministri i Punëve të Brendshme të Rumanisë, Presidenti i EPAC/EACN Linas Pernavanas, Shefja e Prokurorisë Evropiane, Shefi i Sektorit Antikorrupsion në Komisionin Evropian dhe zyrtarë tjerë të lartë nga mekanizmat e zbatimit të ligjit në Bashkimin Evropian.
Folës të tjerë dhe ekspertë do të diskutojnë gjatë konferencës për mundësitë e bashkëpunimit në hetimin e korrupsionit, mjetet dhe zhvillimet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, trajnimet për ndërtimin e integritetit në institucionet e zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrjen policore.
Hodaj dhe delegacioni i IPK-së takuan Presidentin e EPAC/EACN Linas Pernavas dhe udhëheqës të shumë institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe Antikorrupsionit nga Evropa të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë.
“Përveç punimeve të konferencës gjatë ditës së nesërme do të mbahet Asambleja e Përgjithshme ku do të vendoset për anëtarësime të reja dhe do të zgjedhen organet drejtuese të këtij mekanizmi të rëndësishëm, në të cilin IPK ndër vite është anëtar vëzhgues.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...