Sot, u nënshkruan kontratat që në total kapin vlerën afër 300.000 euro subvencion për 31 Organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime profesionale sociale për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Nënkryetarja e Kryeqytetit Donjeta Sahatçiu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kontratave e vlerësoj lartë kontributin e shoqërisë civile, duke thënë se komuna do të jetë përherë partnere dhe duke uruar që puna që bëjnë shoqëria civile do të shkoj në dobi të grupeve më të cenueshme në komunën e Prishtinës.
Në anën tjetër Drejtorja e Mirëqenies Sociale znj. Adelinë Sahiti, shprehu përkushtimin për të thelluar dhe më shumë këtë bashkëpunim.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar për tu qëndruar pranë të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit pa përjashtim. /arbresh.info/
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...
KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektr...