Kryeqyteti mbulohet me kamera të sigurisë

12:08 | 6 Tetor 2017
M. A.

Qendra e qytetit të Prishtinës tani e tutje është nën përcjelljen e kamerave të sigurisë.

Shumë të tilla kanë në fokus sheshet, rrugët e zonat e frekuentuara të kryeqytetit dhe do të monitorohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, gjithherë pa cenuar privatësinë e qytetarëve.

Donacioni i kamerave është dhuratë për institucionet kosovare nga Norvegjia, i mbështetur nga OSBE-ja dhe i përkrahur nga Policia e Kosovës.

Policia do t’i përdorë pamjet kryesisht për zbulueshmërinë e rasteve të veprave penale.

22290487-10214214342622543-1827030188-n 22290981-10214214325342111-484462644-o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme