Google ADS

Kryeqyteti i varfër i Kosovës

22:33 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Në të jetojnë biznesmen e afaristë nga më të mëdhenjtë e Kosovës.

Por, Komuna e Prishtinës ka një pasuri minore në krahasim me rendësin që luan si qendër administrative.

Asetet kapitale të Komunës së Prishtinës janë minore. Fiks 2 miliardë e 452 milion e 513 mijë euro është pasuria kapitale e Komunës së Prishtinës me të cilën administron kryetari Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Kjo shumë është theksuar në Raportin tremujorit buxhetor, për periudhën janar-mars 2018, të cilin e posedon lajmi.net.

Sipas të dhënave të Komunës, toka komunale është regjistruar në vlerë vetëm prej 2 miliardë e 218 milionë e 985 mijë euro.

Sipas këtij raporti, ndërtesat e Komunës janë në vlerë prej 147milionë e 170 mijë eurove (shkollat, shtëpitë e shëndetit, objekte komunale, etj).

Infrastruktura është llogaritur në vlerë prej 76 milionë e 231 mijë eurove. Makineria në vlerë prej 406 mijë euro, ndërsa automjetet në vlerë prej 239 mijë euro.

Projektet urbanistikë janë në vlerë prej 3 milionë e 050 mijë euro. Të tjera në vlere prej 3 milionë e 836 mijë euro. Pasuritë kapitale të Prishtinës, sipas të dhënave të Komunës kanë qenë në shifër të njëjtë edhe në vitin e kaluar. Ndërkohë në vitin 2016, ato kanë qenë më të larta, ose fiks 2 miliardë e 455 milionë e 525 mijë euro.

Ndërkohë, për pasuritë kapitale (me vlerë nën 1000 euro), Komuna ka thënë se janë në vlerë prej 1 milion e 471 mijë euro. Inventari për zyre në vlerë prej 716 mijë euro, pajisje për shëndetësi 133 mijë euro, pajisje për IT 191 mijë euro, pajisje elektronike 112 euro dhe pajisje tjera në vlerë prej 319 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme