Kryeqyteti i Iowa bënë kërkesë që të binjakëzohet me Prishtinën

19:51 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Prishtina pritët që të binjakëzohet më kryeqytetin e Iowa – DesMoines.
Kryetari i kryeqytetit të DesMoines i ka bërë kërkesë kryetarit të Prishtinës që Komuna e tij të binjakëzohet më Prishtinën.

Të enjten, kryetari Ahmeti do t’ia paraqes Kuvendnit të Komunës kërkesën për miratim që Prishtina të hyje në bashkëpunim komunal ndërkombëtar, dhe se ky bashkëpunimi do të zhvillohet me kryeqytetin e “DesMoines”.

Më poshtë mund të shihni letrën e kryetarit të kryeqytetit të Iowa, të cilën e posedon lajmi.net:

I nderuari z. Shpend Ahmeti,

Kryetar i Komunës së Prishtinës,

Prishtinë, Kosovë, 10000

I nderuar, kryetar Ahmeti,

Unë jam kryetari i qytetit të DesMoines, Iowa. Kam kënaqësinë që po ju shkruaj. DesMoines është kryeqyteti i shtetit të Ioëa-s. Kemi nderin që të jemi qyteti amerikan në të cilin Kosova ka zgjedhur ta themelojë konsulatën e saj. Ju urojmë 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj.

Po ju shkruaj në emër të Komisionit të “GreaterDesMoinesSisterCities”, që përfaqëson shtatë komunitete në zonën metropolitane.Të vendosur në zemër të Kombeve të Bashkuara, jemi krenarë ta konsiderojmë veten si komunitete progresive dhe miqësore që janë të lidhura me të kaluarën bujqësore, gjersa zgjerohemi në mënyra të ndryshme në komunitetin global.

Unë dhe shumë nga qytetarët tanë, kemi takuar zyrtarë të Kosovës. Ne mbështesim marrëdhënien e veçantë të binjakëzimit midis Iowa-s dhe Kosovës. Do të donim të shqyrtonim përfitimet e mundshme të ndërsjella për krijimin e marrëdhënieve të partneritetit midis kryeqyteteve tona, DesMoines dhe Prishtinës. Komisioni ynë i “GreaterDesMoinesSisterCities” ka votuar në favor të këtij bashkëpunimi dhe unë pajtohemme këtë.

Gjatë javës së dytë të muajit maj, “IowaSisterStates” kanë organizuar një delegacion zyrtar në Prishtinë dhe qytete të tjera për qëllime të ndryshme specifike, por me një mision të përgjithshëm të promovimit të lidhjeve për interesa të përbashkëta. Midis këtyre delegatëve do të jenë Darlene Blake dhe Roger Noëadzky, kryesues dhe zëvendëskryetar i Komisionit të “GreaterDesMoinesSisterCities”.Për fat të keq, unë nuk do të kem mundësi t’i shoqëroj për shkak të angazhimeve të caktuara më parë.

Me respekt po ju kërkoj që t’i pranoni si përfaqësues zyrtarë të qytetit të DesMoines, të takoheni me ta dhe t’i ndihmoni të eksplorojnë qytetin tuaj, me qëllim të zbulimit të përfitimeve të mundshme të përbashkëta në një marrëdhënie midis kryeqyteteve tona.

Ju falënderojmë për konsideratën, si dhe për mbështetjen nga Ambasada e Kosovës dhe konsulii përgjithshëm, për përmirësimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, marrëdhënien mes të Iowa-s me Kosovën, si dhe lidhjet jozyrtare që tashmë DesMoines ka krijuar me vendin tuaj. Presim me padurim bashkëpunimet në të ardhmen me Prishtinën.

Sinqerisht,

T.M. Franklin Cownie,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme