Prokuroria Speciale është duke u marrë me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla.
Ai ka treguar se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Syla ka bërë të ditur se transferimi i hetimeve për këtë rast tek Specialja ka ndodhur pas një kohe të shkurtër.
“Hetimet për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit i ka Prokuroria Speciale, të njëjtat janë duke u zhvilluar, kam informata se transferimi i këtyre hetimeve është bërë qe 2 javë”, ka thënë Syla.
Kësisoj, deri më tani, hetuesit dhe Prokuroria kanë nxjerrë disa kallëzime penale lidhur me këtë rast, por ende nuk ka ndonjë veprim konkret në asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-anëtarit të Kryesisë së legjislativit të Kosovës, për disa legjislatura pas lufte.
Kujtojmë, se ish-kreu i iniciativës Qytetare “Liri”, Demokraci, Drejtësi është qëlluar me armë zjarri në stomak para zyrës së tij në Mitrovicë. Vetura e personave që kanë gjuajtur Ivanoviqin është gjetur pastaj e djegur në Zveçan.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?