Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për rastin e njohur si “Pronto”, ku në të janë të përfshirë zyrtarë të subjekteve të ndryshme politike, ka bërë që të nxit reagime të shumta në vend.
Specialja ngriti ditë më parë aktakuzë për njëmbëdhjetë persona. Bëhet fjalë për ish- deputetin, Adem Grabovcin, Ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj , deputeti aktual, Zenun Pajazitin.
Si dhe dy ish Sekretar të përgjithshëm I.G dhe Xh.D, ish zëvendës ministër, F.SH, këshilltar politik në MPB, S.G ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publikes “Radoniqi-Dukagjini në Gjakovë.
Po ashtu edhe I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe N.K. dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë A.P.
Mirëpo, disa prej tyre janë deklaruar se këto aktakuza nuk i pranojnë me arsyetimin se të njëjtit nuk kanë qenë të informuar nga organet e drejtësisë për këtë çështje.
Lidhur me këtë, “Indeksonline” ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku për të sqaruar situatën.
Millaku ka thënë se për ngritjen e aktakuzave nuk njoftohen paraprakisht të pandehurit.
Sipas tij, aktakuzat e ngritura tani janë në “duart” e Gjykatës se kur do të përfundojnë.
“Prokurori ka ushtru aktakuzat sipas procedurës së rregullt ligjore në rastin “Pronto”, tash varet nga Gjykata se kur do t’i konfirmojë këto aktakuza , e cila e thërret seancën fillestare, pastaj seancën e dytë dhe pastaj ata vendosin. Për ngritjen e aktakuzës nuk njoftohen të pandehurit por vetëm aktakuza dërgohet në Gjykatë “, është shprehur Millaku për “Indeksonline”.
Ndryshe, të akuzuarit po akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj./Indekonline
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë