Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë. Lumezi tha se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.
“Kemi bërë bastisjen e lokaleve ,gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave , vetura, telefona të cilat do na shërbejnë si prova. Në këtë bastisje janë arrestuar 12 persona zyrtar si dhe dy civil të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në bazë të provave të grumbulluara ky aksion do të zhvillohet në ditët e ardhshme”, ka thënë Lumezi. /arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe