Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosove Katharina Stocker.
Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Drejtoreshën me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit.
Në anën tjetër, Drejtoresha Stocker, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, jep përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sistemin prokurorial të Kosovës, në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë.
Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës me ç’rast ka falënderuar Zonjen Stocker për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti zviceran vazhdon ta jap për sistemin prokurorial të Kosovës. /arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation