Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka paralajmëruar nisjen e hetimeve nëse gjenden dyshimet e bazuara se janë kryer shkelje në rastin e Bechtel Enkas, së cilës Qeveria e Kosovës ia dha para disa ditësh 53 milionë euro.
Kjo shumë e parave të ndara për këtë kompani ka ngritur reagime nga shoqëria civile por edhe nga spektri politik e cila erdhi si pasojë e mos përmbushjes të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës.
Shoqëria civile i është drejtuar sot kryeprokurorit Aleksander Lumezi përmes një letre, duke i kërkuar atij të marrë masa për humbjen e 53 milionëve nga buxheti i shtetit, dhënë kompanisë Bechtel Enka.
Sipas tyre, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike.
Por Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë të premten për Gazetën Express se Prokurori ne bashkëpunim me task forcën speciale nuk e ka pritur letrën e shoqeris civile, por sqaron se ka nisur grumbullimi i informatave për të gjetur nëse ka shkelje.
“Por disa dite me herët ka filluar grumbullimin e te dhënave dhe informatave te nevojshme për të vërtetuar a ekziston dyshimi i bazuar se është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndermirët sipas detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Lumezi.
Në skandalin e 53 milionëve, ish ministri Pal Lekaj dhe ish ministri i Infrastukturës Lutfi Zharku e kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën e krijuar rreth kësaj shume të parave që i kushtoi buxhetit të shtetit.
Pavarësisht kësaj, Bechtel-Enka sot i ka futur 53 milionë euro në xhep, dhe e ka falënderuar Qeverinë për këtë. Por arsyetimi i kryeministri Haradinaj për këtë ka qenë i çuditshëm.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë Bechtel-Enka ka qenë i domosdoshëm, për t’i ikur Arbitrazhit dhe dëmit më të madh.
“Nuk kemi pas çare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjet pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq