Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e gazetarit të njohur Sulejman Gashi, me rastin e vdekjes së tij.
Lumezi në telegram ngushëllimin e tij drejtuar familjes Gashi, shkruan se vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë komunitetin e gazetarëve, raporton arbresh.info.
“Gazetari Gashi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një mik dhe bashkëpunëtor i zellshëm, i cili ishte çdo herë pranë nesh kurdo që ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet tutje në telegram ngushëllimin e kryeprokurorit Lumezi./arbresh.info
Telegram ngushëllimi i plotë:
Telegram ngushëllimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së gazetarit, Sulejman Gashi
Prishtinë, 11 shtator 2020
E nderuara familje Gashi,
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe doajenit të gazetarisë, Sulejman Gashi.
Gazetari Gashi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një mik dhe bashkëpunëtor i zellshëm, i cili ishte çdo herë pranë nesh kurdo që ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë komunitetin e gazetarëve.
Gazetari Gashi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i madh dhe si një misionar i përkushtuar i vendit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!
Sinqerisht i Juaji,
Aleksandër Lumezi
Kryeprokuror i Shtetit
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...