Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim miqësor, Kryeprokurorin e Shtetit të Kalifornisë së Veriut, Robert J. Higdon, Jr, të cilin e ka uruar me rastin emërimit të tij si Kryeprokurori i Shtetit të Kalifornisë nga Presidenti Trump dhe të konfirmimit nga Senati Amerikan në shtator të këtij viti.
Në një kumtesë për media të Prokurorisë së Shtetit, tregohet se Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar kryeprokurorin Higdon, me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, e në veçanti me të arriturat e këtij Institucioni në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit si dhe ka thënë se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.
Po ashtu, gjatë këtij Lumezi e Higdon kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe shtetit të Kalifornisë, në fushën e hetimit të krimit financiar, luftën kundër krimit transnacional, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme me autoritetet e shtetit të Kalifornisë.
Ndërkaq, Kryeprokurori Higdon, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit she sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin Higdon për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftim.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...