Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Policisë, dha detaje për prangosjen e 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve për veprat penale të marrjes së ryshfetit.
Lumezi tha se ky është sukses i madh i institucioneve, ndërsa kujtoi se “lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave”.
“Fillimisht kemi pasur informacione se janë duke u kryer vepra penale të marrjes së ryshfetit në pikat doganore”, tha Lumezi.
Kryeprokurori i Shtetit tha se hetimet kanë nisur kundër 68 personave, ndërsa aktualisht janë arrestuar 50 prej tyre.
“Në momentin e zbulimit të identiteteve të kryersëve të veprave penale, kemi nxjerr aktvendim për zhvillimin e hetimeve kundër 68 personave. Sot jeni njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë, ndaj të cilëve është nxjerrë aktvendimi për fillimin e hetimeve janë në arrati, disa nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Lumezi.
Në këtë pikë, Lumezi tha se “jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Republikës së Shqipërisë” për të siguruar, siç tha, “informacione dhe prova që do të na shërbejnë”.
“Nga 50 personat e arrestuar janë konfiskuar telefonët mobilë të cilët i kanë poseduar, të cilët do të na shërbejnë më vonë në këtë çështje”, tha Lumezi.
Kujtojmë se, Policia e Kosove ka arrestuar 48 efektivë, mes të cilëve edhe policë shqiptarë, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Aksion u zhvillua në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku në pranga ranë kryesisht zyrtarë të policisë kufitare dhe disa zyrtarë doganorë. Përveç zyrtarë policorë të Kosovës, edhe policë nga Shqipëria dyshohet se janë përfshirë në korrupsion në këto dy pika kufitare.
Xhavit Lokaj, komandant në pikën kufitare Qafë Morinë dhe Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi, janë dy nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të arrestuar nga aksioni i sotëm.
Të arrestuarit janë: Kreshnik Arllati,Benon Këpuska,Afrim Deda,Demë Lokaj, Ahmet Shabani,Uran Mati,Artan Thaqi,Fatmir Sadiku,Isa DobrajGezim Hoxhaj,Ismet Tahiraj,Kadri Selmanaj,Ismet Deva,Lush Himaj,Hysen Hasani,Shaqir Krasniqi,Mergim Bekaj,Labinot Morina,Gzim Turkaj,Ahmet Kasumaj,Male Berisha,Osman Smajlaj,Avdi Perolli,Skender Meta,Haki Dobraj,Fazli Gjonbalaj,Gjemë Hadërgjonaj,Hamez Puka,Xhevdet Haklaj,Besim Lokaj,Gani Ahmeti,Rasim Tolaj,Agim Hadergjonaj,Enis Tortulla,Agron Bejtullahu,Senad Zherka,Isa Ibrahimi,Mehmet Manxhuka,Ramiz Ahmeti,,Sami Hajdari,Xhavit Lokaj, Gzim Shabani./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...