Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se oficeri i Policisë së Kosovës, B.I, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, po qëndronte me disa shokë të tij në një kafiteri të qytetit para se të ndërronte jetë.
Në një bisedë telefonike me Insajderin, kryeprokurori Maloku ka deklaruar se B.I. dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në tualetin e një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan.
“Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku për Insajderin.
Sipas kryeprokurorit Maloku, trupin e pajetë të policit B.I. e gjetën shokët e tij.
“Ai [oficeri i policisë], ndërkohë, ka shkuar në tualet, kur shokët e tij shkojnë e gjejnë shtrirë aty”, ka thënë Maloku për Insajderin.
Kryeprokurori Maloku ka thënë se “tash jemi në hetime dhe të shohim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe krejt shenjat janë se ai ka bërë vetëvrasje”.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania