Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim, përfaqësues të projektit ‘’Sustainable Criminal Justice Solutions (SCJS)’’, Essie Adair dhe Chris REID, ekspertë nga Northern Irland on Serious Organizsed Crime, të cilët kanë si iniciativë dedikimin për avancimin e efektshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të drejtësisë penale në nivel global.
Në këtë takim të pranishmit kanë diskutuar për objektivat e projektit, rezultatet e parashikuara dhe diskutimin e mënyrave se si mund të punohet së bashku drejt arritjes së këtyre objektivave, si dhe, janë shkëmbyer ide dhe njohuri që mund të pasurojnë zbatimin me qëllim të arritjes së suksesit të projektit.
Kryeprokurori Isufaj e ka mirëpritur këtë ide dhe iu ka ofruar mbështetje për realizimin e këtij projekti, si dhe, ka vlerësuar se takimet dhe bashkëpunimet mes institucioneve dhe projekteve të tilla janë thelbësore për të adresuar sfidat komplekse që lidhen me drejtësinë penale në shoqëritë moderne.
Shkëmbimi i ideve dhe njohurive në këtë takim nga të pranishmit ka shërbyer si një platformë për të mësuar nga përvojat dhe praktikat më të mira të ndryshme, duke përmirësuar kështu zbatimin dhe suksesin e projektit në të ardhmen./Arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...