Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeprokurori, Islam Abazi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e të dy prokurorive përkatëse, me theks në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rishikimin e organizimit të institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në rajon.
Kryeprokurori Isufaj, të pranishmit i ka njoftuar me punën dhe funksionimin e Prokurorisë Speciale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij.
Delegacioni i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Maqedonisë së Veriut, është pritur në takim edhe nga U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, me të cilin kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Të pranishëm në këto takime ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të cilët mundësuan realizimin e këtyre takimeve./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...